Fillo me një vizatim
Njihu me historinë e lapsave dhe vizato një pemë në letër. Hollësitë për aktivitetet do të njoftohen këtu.
Si funksionon
Nga hiri në jeshilNjë pemë. Një fillim i ri.
Së bashku, për një Shqipëri më të gjelbër.
Gjithçka nis nga një ide e Boranka: hiri i pemëve të djegura përdoret për të krijuar lapsa ngjyrosës. Me ta vizatojmë pemë dhe i japim zë dëshirës për t’i kthyer pyjet në jetë. Këtë ide po e sjellim edhe në Shqipëri.

Nga hiri i pemëve të djegura krijohen lapsa ngjyrosës. Një pjesë e pyllit të humbur bëhet mjet për të imagjinuar pyllin e ri.
Merr lapsin dhe vizato pemën tënde në letër. Vizatimi është mënyra jote për t’u bërë pjesë e mesazhit të fushatës.
Mesazhin e kthejmë në veprim përmes aksioneve të mbjelljes. Vullnetarët dhe partnerët bashkohen për pemët reale.
Pas aksioneve, ekipi do të publikojë vendndodhjet, fotot dhe pemët e mbjella. Harta do të mbajë historinë e punës sonë.
Një vizatim në letër. Një angazhim që vazhdon në natyrë.
Zbulo hartën e aksionevePikat e shpërndarjes, aktivitetet dhe mënyra e pjesëmarrjes do të njoftohen së shpejti në këtë faqe.
Jo. Në këtë fazë vizatimi bëhet në letër dhe faqja nuk mbledh vizatime. Këtu do të gjesh njoftimet e aktiviteteve dhe përditësimet e publikuara nga ekipi.
KJO ËSHTË IDEJA JONË.Gjelbëruesit është një nismë për ripyllëzimin dhe kujdesin për pyjet në Shqipëri, në bashkëpunim me Boranka. Një ftesë për t’u kujdesur për pyjet dhe për ta kthyer dëshirën për ndryshim në veprim të përbashkët.
Me vullnetarë, shkolla dhe komunitete, synojmë t’i japim jetë një historie të re gjelbërimi. Aksion pas aksioni, pemë pas peme.
Vizualizim i nismës · Pa vendndodhje të konfirmuara
Natural EarthÇdo aksion do të lërë një gjurmë në këtë hartë. Një vend, njerëzit që u bashkuan dhe pemët që nisën të rriten.
Vendndodhjet dhe datat e para do të shfaqen pasi të konfirmohen.
Njihu me historinë e lapsave dhe vizato një pemë në letër. Hollësitë për aktivitetet do të njoftohen këtu.
Si funksiononDitët e mbjelljes, vendndodhjet dhe mënyra e regjistrimit do të shpallen këtu kur të konfirmohen.
Së shpejtiShkolla, biznese dhe komunitete: le ta bëjmë gjelbërimin një angazhim të përbashkët.









